Afrim Gashi për autostradën Bukojçan–Kërçovë: Investim strategjik për të ardhmen e vendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar pas nisjes së punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një investim strategjik për zhvillimin e vendit dhe lidhjen me rajonin.
Gashi theksoi se realizimi i Korridorit VIII do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e transportit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.
“Me fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan – Kërçovë, po merr formë konkrete realizimi i Korridorit VIII, një projekt strategjik për vendin, i premtuar për shumë vite.
Ky investim i rëndësishëm kontribuon në modernizimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e lidhjes së Maqedonisë së Veriut me rajonin, lehtësimin e transportit, rritjen e sigurisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.
Investime në infrastrukturë dhe Korridori VIII përbëjnë lidhje, zhvillim dhe perspektivë për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button