Kryediplomatët e Kinës dhe SHBA-së takohen për herë të parë në Malajzi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u takuan sot për herë të parë në margjinat e një takimi të homologëve të tyre të Azisë Juglindore në Malajzi, raportoi gazeta shtetërore “Global Times”, transmeton Anadolu.

Dy kryediplomatët pritet të diskutojnë mbi çështjet globale si tarifat, tregtia, kufizimet teknologjike, Ukraina, Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore.

Ky është takimi i parë ballë për ballë midis të dyve që kur Rubio mori detyrën në janar.

Të dy kanë folur vetëm një herë nëpërmjet telefonit në muajin janar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button