Gashi: VLEN-i do t`i fitoj shumicën e komunave shqiptare

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com i pyetur rreth zgjedhjeve lokale, ka dhënë një përgjigje të argumentuar se VLEN-i do t`i fitoj shumicën e komunave shqiptare.
“ E para është mirë që të çlirohemi pak nga ajo adrenalina e zgjedhjeve. Mendoj se do të ishte mirë që të fillojmë ti marrim zgjedhjet pak më shtruar. E dyta të bëjmë dallim në mes të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Kur ka zgjedhje lokale, mendoj se duhet të flasim për tema lokale. Kush është kandidati, çfarë projekte ka, kanalizimi, ujësjellësi. Të flasim për projektet konkrete e jo për temat nacionale të flasim në zgjedhjet lokale. Edhe duhet të çlirohemi prej përzierjes së zgjedhjeve. Është e qartë se do të ketë vetëm zgjedhje lokale. Ejani ti çlirojmë qytetarët dhe të dalim me kandidatët sa më të mirë, me projekte sa më të mira, edhe të bëjmë një garë të cilësisë. Kush është më i miri le të fiton. Qytetarët ende e kanë kureshtjen për ta parë sa VLEN-i mundet me dhënë në pushtet qëndror, por tash edhe në pushtet lokal. Edhe unë kam një bindje se në shumicën e komunave do të ketë një fitore të VLEN-it. Varet edhe prej kandidaturave edhe prej programeve. Por, si frymë politike atë çfarë e ndjej unë, si një politikan mendoj se do të ketë vazhdim të shprehjes së vullnetit për ndryshim edhe në pushtetin lokal. E pastaj, pas tre katër viteve do të vijnë edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale. Pastaj mendoj se qytetarët do të mund ta bëjnë krahasimin “ deklaroi Gashi.