VLEN: BDI e shiti barazinë për Soravinë!

VLEN përmes një reagimi thekson se është absurde dhe hipokrite që ata që për dy dekada e shkatërruan përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, sot hiqen si mbrojtës të barazisë.

“Janë po ata që e kthyen administratën në plaçkë pazari. E lanë qytetarin shqiptar pa zë dhe pa mbrojtje përballë diskriminimit. Kërkuan të hiqet “balancuesi” dhe për 24 vjet nuk patën guximin ta rregullojnë me ligj një të drejtë themelore që buron që nga Marrëveshjes së Ohrit. Sepse barazia për ta kurrë nuk ishte qëllim, ishte peng, që u shërbente interesave të tyre.
VLEN, në vetëm një vit qeverisje, ka bërë atë që s’u bë për një çerek shekulli. Është arritje historike për shqiptarët në administratën shtetërore. Sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është më një frazë bosh, po bëhet realitet. Shqiptarët po avancohen në institucione, në pozita me përgjegjësi, jo me privilegje, por me meritë. Sepse qasja ka ndryshuar: drejtësi, barazi dhe dinjitet për të gjithë.
BDI e kundërshton këtë ligj, sepse s’mund ta përdorë më si mjet për tregti politike, ata shitën barazinë për Soravinë. Sepse nuk ka më poste që ndahen nëpër darka e prapaskena. Ne nuk punojmë për lajme të rreme, por për ndryshim të vërtetë. Për reforma që preken, ndihen dhe ndryshojnë jetën e qytetarit”, thekson VLEN.

Sipas tyre, ky ligj është një betejë e fituar.

“ Është kthesa që shqiptarët e kanë pritur për vite me radhë. Është fundi i diskriminimit institucional dhe fillimi i një epoke të re të përfaqësimit.
Ndryshimi ka nisur. Shqiptarët nuk do të jenë më figurantë në institucionet e shtetit. Do të jenë vendimmarrës. Të barabartë në ligj dhe në jetë. Dhe askush, kurrë më, nuk do të mund t’i përdorë ata si numër, për të ruajtur pushtetin e vet.Sepse për ne, barazia nuk është slogan. Është mision. Dhe ky mision do të ecë përpara! Sepse shqiptarët meritojnë barazi reale! Sepse shqiptarët, vlejnë!”, thekson VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button