Gjyqtarët britanikë do të vendosin për bashkëpunimin ushtarak me Izraelin

Gjykatat britanike do të vendosin për një padi ligjore të ngritur nga një organizatë palestineze për të drejtat e njeriut që kërkon të ndalojë Mbretërinë e Bashkuar nga furnizimi i pjesëve për avionët luftarakë izraelitë F-35.

Izraeli i ka përdorur këta avionë me pasoja shkatërrimtare gjatë bombardimeve në Gaza, ku janë vrarë dhjetëra mijëra civilë – shumica palestinezë.

Në padinë e paraqitur në Gjykatën e Lartë, grupi i të drejtave Al-Haq – i mbështetur nga Amnesty International, Human Rights Watch, Oxfam dhe të tjerë – kërkon një urdhër gjyqësor për të ndaluar furnizimin me pjesë të prodhuara në Britani për këta avionë amerikanë.

Avokatët e Al-Haq deklaruan se qeveria britanike kishte qenë në dijeni se ekzistonte një “rrezik i qartë” që Izraeli do t’i përdorte këto pjesë për të kryer shkelje të së drejtës ndërkombëtare në luftën në Gaza.

Qeveria britanike kishte pezulluar disa licenca eksporti për pajisje ushtarake, pasi kishte përfunduar se ekzistonte rreziku që Izraeli të ishte duke shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare – por kishte bërë përjashtim për disa pjesë për avionët F-35 të Lockheed Martin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button