17,000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja në Gaza

Drejtori i ndihmës mjekësore në Gaza i tha gazetarëve të Al Jazeera Arabic se situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet për fëmijët.
“Presim që një numër i madh fëmijësh të vdesin nga kequshqyerja nëse nuk ndodh një ndërhyrje serioze”, tha ai.
“Duhet të ushtrohet presion mbi okupatorin që të lejojë hyrjen e qumështit për foshnjat dhe barnave”, shtoi zyrtari, duke theksuar se “shumë operacione janë shtyrë për shkak të mungesës së stafit, materialeve mjekësore dhe barnave”. /Al Jazeera/