Flet urrejtësi i Islamit, Blerim Latifi: Zoti po kënaqet me Izraelin se si po e gjunëzon Iranin

Profesori dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka komentuar sërish konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke nënvizuar sukseset e hatashme që po i arrin shteti hebre në ditët e para të sulmeve ajrore.
Latifi tërhoqi paralele me vitin 1967 dhe ‘Luftën 6-ditore’, në të cilën Izraeli shpartalloi Egjiptin, Sirinë dhe Jordaninë për më pak se një javë.
“Tash, si për koincidencë, prapë jemi në qershor dhe Izraeli për gjashtë ditë po e gjunjëzon Iranin”, shkroi Latifi në Facebook.
Për më tepër, ai përmendi edhe elementin mistik të kësaj pune, duke folur edhe për Biblën hebraike.
“Zoti në Biblën hebraike për gjashtë ditë e krijon botën, ndërsa në të shtatën rri dhe kënaqet duke pa krijesën e tij”, tha Latifi më tej, pas sukseseve të jashtëzakonshme të forcave ajrore izraelite ndaj Iranit.