Bekim Sali: Joseph DioGuardi dhe Shirley, zëra të palodhur për të drejtat e shqiptarëve

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, me rastin e shpalljes së tyre “Qytetar Nderi” në Komunën e Çairit.

“Nder i veçantë të jem sot në Çair, në shpalljen ‘Qytetar Nderi’ për Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley – dy zëra të palodhur për të drejtat e shqiptarëve në Amerikë dhe më gjerë”, shkroi Sali në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi rolin jetik të këtyre figurave në përkrahjen e kauzës shqiptare ndër vite: “Mirënjohje për jetën që ia kushtuan kauzës sonë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button