Gjykimi për Llaskarcën: Mbrojtja thotë se të akuzuarit janë të pafajshëm

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore Penale për të pandehurit e rastit Llaskarcës, aksidentit të autobusit “Durmo tours” që ndodhi në vitin 2019, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre. Për të akuzuarin Remzi Miftari, përgjegjës për transport në kompaninë dhe Igor Gjorgjievski, avokatët pretendojnë se provat nuk kanë vërtetuar aktakuzën.

“Asnjë nga provat nuk do të thotë se plotëson thelbin e akuzës që i vihet. Ne po kërkojmë pafajësinë, sepse Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ai e ka kryer krimin”, tha Suzana Abdurahimi, avokatja e të akuzuarit të dytë, Miftari. Duke iu referuar dëshmive të viktimave të cilët, pretendonin se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar, Ruzha Tomeska, avokatja e të akuzuarit të tretë, Gjeorgjievski, ka shtuar se kjo tregon se aksidenti është një faktor subjektiv.

“Në veprimet e tij nuk janë konsumuar të gjithë elementët qenësorë për një vepër penale”, ka deklaruar Tomeska. Pritet që fjala përfundimtare të jepet edhe për të akuzuarit e tjerë, Goran Dukovski, Jane Bovarski dhe Manoil Trifunovski. Në seancën e kaluar fjalën përmbyllëse e dhanë prokurori publik Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Tours”, Durmish Beluli. Jakimovski kërkoi dënimin më të rreptë për të akuzuarit për aksidentin e autobusit që ndodhi në vitin 2019 në afërsi të Laskarcit. Sipas tij, ka pasur pakujdesi në veprimet e të gjithë të pandehurve dhe ishte vetëm çështje kohe mbi çfarë baze, siç tha ai “kaosi i punës mund të sjellë pasoja të tilla apo të ngjashme”. Lidhur me këtë rast, prindërit dhe të afërmit e viktimave të aksidentit po ashtu kërkuan dënimin më të rreptë.

Mbrojtësit e të pandehurit të parë në rastin “Laskarci” në fjalën përfundimtare kanë deklaruar se në procedurë nuk ka pasur prova për ndonjë veprim për të cilin akuzohet pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, në autobusin e të cilit 16 persona humbën jetën gjatë aksidentit dhe mbi 30 të tjerë u plagosën. Aksidenti, ndodhi në afërsi të Laskarcws, më 13 shkurt të vitit 2019 dhe të akuzuar janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Sipas nenit 300 paragrafi 2 i Kodit Penal, për të cilin akuzohen të pandehurit, dënimi me burg është së paku katër vjet. (koha.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button