Kasami në teren, inspekton punimet e stadiumit të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka inspektuar punimet e filluara për ndërtimin e stadiumit të Tetovës.

Këto punime për Kasamin janë shumë të rëndësishme dhe në momentin e fillimeve të punimeve në korrik vitin e kaluar Kasami pati premtuar rikonstruim të tërësishëm dhe pse jo edhe stadium të ri në Tetovë për Shkëndijën e cila këtë vit u shpall kampione, raporton gjurme.info.

“Duhet të realizohet brenda 2 deri 3 viteve”-, kështu tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Kujtojmë se në këtë stadium, në fundjavë Shkëndija do ta zhvilloj ndeshjen e fundit kampionale ku së bashku me tifozët e sajë të flaktë, Ballistët do ta festojnë edhe titullin.

Pjesmarrja e Ballistëve në stadium u mundësua edhe nga ana e Federatës e cila pranoi ankesat e Shkëndijës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button