Gardhi me tela i ngritur nga Izraeli e ka shndërruar në burg të hapur qytezën Sinjil në veri të Ramallahut

Gardhi me tela i ngritur nga Izraeli e ka ndarë qytezën Sinjil që ndodhet në veri të Ramallahut në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të pushtuar nga rrethinat e tij, duke e shndërruar atë në një burg të hapur, raporton Anadolu.

Makineritë e punës dhe punëtorët izraelitë po punojnë në mënyrë intensive për të ndërtuar një gardh prej teli 1.500 metra të gjatë dhe 6 metra të lartë që rrethon qytezën e Sinjil.

Popullata vendase thekson se ky mur me tela e ka shndërruar qytezën ku jetojnë rreth 6.000 palestinezë, në një burg të madh. Dalja dhe hyrja në qytet sigurohen me porta hekuri të kontrolluara nga një ushtar izraelit dhe popullsia është e izoluar nga gati 8 mijë hektarë tokë bujqësore.

Gardhi shtrihet përgjatë autostradës së 60-të, një rrugë banimi që lidh Nablusin dhe Ramallahun. Ndërsa qyteza Sinjil është e rrethuar nga vendbanimet Shilo dhe Ma’ale Levona, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

“Ky është një Mur Aparteidi”

Ayid Gafari, një aktivist kundër kolonëve në një deklaratë për AA tha se “Sot ne shohim se ushtria izraelite dhe kolonët kanë bërë një partneritet midis tyre”.

“Pushtimi i rrethon njerëzit, ua vështirëson jetën dhe i detyron ata të migrojnë. Këto thurje të telave të kujtojnë murin ndarës racist në Bregun Perëndimor”, tha Gafari.

Duke deklaruar se muri prej 1.500 metrash ka bllokuar rrugët anësore të qytezës dhe e ka shndërruar qytezën në një “burg të madh”, Gafari tha gjithashtu se 30 dynymë tokë e tyre është shkatërruar nga ky ndërtim.

Ai shtoi se 70 për qind e tokës së tyre dhe disa shtëpi kanë mbetur pas gardhit, të izoluara nga qyteza.

“Gardhi e shndërroi jetën në një burg”

Fermeri Velid Fukaha (33) seriozitetin e situatës e shpjegoi duke thënë se “Qyteza Sinjil u dënua me vdekje, pra muri e ktheu jetën në burg”.

Pasi tha se më parë mund të arrinte në fushën e tij brenda disa minutash, Fukaha potencoi se kjo kohë tani ka tejkaluar gjysmën e orës dhe hyrjet dhe daljet e tij janë të kufizuara midis dy buzëve të një ushtari të vetëm.

Ai vri në dukje se izraelitët që u kanë uzurpuar tokat kanë konfiskuar kafshët e tyre dhe se fushat e tyre janë shkatërruar nga kafshët e kolonëve. “Nuk dimë çfarë të bëjmë me ndërtimin e gardhit. Gardhi, synon të hapë hapësirë për kolonët duke i detyruar qytetarët të largohen nga tokat e tyre”, tha Fukaha.

“Izraeli po na mbyt me gardhin”

Um Muhammed Fukaha thotë se të gjitha hyrjet në qytezë janë të mbyllura, duke lënë vetëm një dalje dhe se ushtarët izraelitë po dominojnë jetën e njerëzve atje. “Ata pretendojnë se është ndërtuar për siguri, por në fakt ishte për të mbytur palestinezët. Toka jonë është e çmuar, nuk mund të heqim dorë prej saj”, tha Fukaha.

“Një izraelit që i ka uzurpuar tokat kohët e fundit ka tentuar të më shtypë. Ata nuk duan të shohin palestinezë në këto toka”, tha Fukaha.

Sulmet po shtohen

Prillin e kaluar, izraelitët të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, dogjën disa shtëpi dhe automjete në Sinjil. Ndërsa palestinezët u sulmuan dhe një person u rrah për vdekje.

Këshilli për luftën kundër Murit Ndarës (Murit të Turpit) dhe me Vendbanimet Kolone i lidhur me PLO-në, ka deklaruar se “zonat e sigurisë” që ushtria izraelite ka vendosur në zbatim në Bregun Perëndimor janë në fakt një formë e re e konfiskimit (grabitjes) së tokës.

Në muajin prill u shënuan 1.693 sulme ndaj palestinezëve, pronës dhe burimeve të tyre të jetesës nga ushtarët izraelitë dhe nga izraelitët që uzurpojnë tokave tokat palestineze. 341 nga këto sulme u kryen drejtpërdrejt nga kolonët. Në mesin e veprimeve përfshihen bastisje të armatosura, ekzekutime, konfiskime tokash, shkulje pemësh dhe mbyllje rrugësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button