Mungesa e Kulturës Politike në vend/Gashi: Fjalia ime e parë si Kryetar i Kuvendit ishte që ta respektojmë Kodeksin Etik

Afrim Gashi në një intervistë për Agjenda 35 ka folur rreth mungesës së Kulturës Politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai, ka bërë me dije, se fjalia e tij e parë si Kryetar i Kuvendit ishte që ta respektojmë Kodeksin Etik.

“Është e qartë se kultura politike në shtetin tonë nuk është në nivelin e dëshiruar. Dhe po mundohemi që atë perceptim ta ndryshojmë, jo vetëm me fjalë boshe, por kemi edhe shembuj konkret se si atë do ta bënim. Tashmë kemi bërë disa takime me të gjitha grupet parlamentare, me koordinatorët bashkërisht me NDI. Në Komisionin për Cështje të Imunitetit dhe Rregullores jemi duke biseduar për sjelljen e një Kodeksi të ri. Por, ashtu si për pyetjen e parë edhe këtu flasim për perceptim dhe kulturë e cila është ndërtuar në tri dekadat e fundit. E dimë që nuk mund të kemi hap kuantitativ. Por, se jemi të bindur se do t`i përmirësojmë raportet, në këtë gjë nuk kam asnjë dilemë. Unë qysh nga dita e parë, ndoshta fjalinë e parë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit ishte që ta respektojmë Kodeksin Etik. Bëjë gjithcka që mundem si Kryetar i Kuvendit ti afrojë, të intervenojë në kohë, të mos ngriten tensione. Mendoj se në atë pjesë, të gjithë deputetët e kuptojnë se kam një pozitë neutrale. Kjo është ajo që unë mundem ta jap si Kryetar i Kuvendit. Megjithatë, kultura e përgjithshme politike është përmbledhje e të gjitha raporteve tona jo vetëm në Kuvend”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button