Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar

Sot do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar me gjatësi prej 18 kilometrash, dhe në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan MIckoski, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Projekti për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar përfshin edhe nëntë mbikalime, nga të cilat – tetë për lidhjen e rrugëve lokale me rrugën e re të projektuar paralele, dhe një mbikalim për nyjën e re në Komunën e Bogovinës dhe Komunën e Vrapçishtit, ndërsa për rikonstruktimin e nyjës së daljes nga Tetova do të përdoret mbikalimi ekzistues.
Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar do të kushtojë 90 milionë euro.
Në këtë ngjarje parashikohet që të ketë një fjalim edhe kryeministri Mickoski.