Përfundon masa për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore – nga nesër fillojnë kontrollet

Po përfundon masa për kufizimin e çmimeve dhe marzheve që u vendos nga Qeveria para festave të Ramazanit dhe Pashkëve. Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës thonë se fillimisht do të analizojnë rezultatet përfundimtare që ka sjellë kjo masë, dhe më pas do të vendosin për hapat e mëtejshëm. Në rast të keqpërdorimeve, paralajmërohen masa më të rrepta.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, masa ka dhënë rezultat pozitiv. Ai, duke iu referuar të dhënave zyrtare, deklaroi se krahasuar me muajin shkurt, në mars është regjistruar një deflacion prej 1,3 për qind në segmentin e ushqimit dhe pijeve – pra, një ulje çmimesh.

“Të dhënat për prillin gjithashtu tregojnë për vazhdim të tendencës së uljes së çmimeve”, tha ministri.

Durmishi njoftoi se nga 1 maji, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle në terren për të verifikuar nëse pas përfundimit të masës do të ketë rritje të tepruar të çmimeve.

“Nëse konstatohet se marketet po sillen në mënyrë devijante dhe i rrisin çmimet në mënyrë të ekzagjeruar, do të zbatohen masa më të rrepta”, theksoi ministri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button