SHBA-ja kryen 6 sulme ajrore në veri të Jemenit

Avionët luftarakë të SHBA-së kanë kryer gjashtë sulme ajrore të mërkurën duke synuar provincën Saada të Jemenit, tha grupi Huthi, transmeton Anadolu.

“Gjashtë sulme ajrore të armikut amerikan shënjestruan zonën Sahlin në rrethin Al-Salem”, tha në X kanali televiziv Al-Masirah i lidhur me Huthit.

Nuk ka informacione në lidhje me viktima apo shkallën e dëmit material.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë deklaratë deri më tani për sulmet.

Grupi Huthi ka shënjestruar anijet që kalojnë në Detin e Kuq dhe atë Arab, ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori 2023 në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku më shumë se 51.300 palestinezë janë vrarë në sulmet brutale izraelite që nga tetori 2023.

Grupi i ndaloi sulmet kur një armëpushim në Rripin e Gazës u shpall në janar midis Izraelit dhe grupit të rezistencës palestineze Hamas, por i rifilloi ato pasi Izraeli rinisi sulmet ajrore në enklavë muajin e kaluar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button