Rama në “Sy m’sy”: Do jemi një Europë me ligj dhe me zakon

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy të kësaj” të enjte, ka replikuar komentuesit në rrjetin e tij social facebook, lidhur me pasaportën shqiptare që sipas kryeministrit pajisja e saj do të sjellë mjaft lehtësira në jetën e shqiptarëve.
Rama ka vënë në dukje rëndësinë e kësaj pasaporte duke hedhur poshtë komentet e qytetarëve të cilët ndajnë mendimin se kjo pasaportë nuk zgjidh asgjë.
“Janë përputhur yjet e Shqipërisë dhe të BE-së për të përmbyllur një histori drejt shkrirjes së plotë me Europën, për të qenë një Europë me ligj dhe me zakon.

Pasaporta zgjidh një gjë të pazgjidhur prej shekujsh. U jep shqiptarëve statusin e dinjitetit europian të barabartë me të gjithë europianët e tjerë. Ai status përkthehet në shumë gjëra. Me atë pasaportë je qytetar i lirë dhe i barabartë i një territori shumë më të madh se Shqipëria, që është i gjithë territori i BE-së. Kjo bëhet e mundur në të gjitha drejtimet që nga studimet, tek e drejta e punës, sigurimet shëndetësore, shoqërore, njohja e pensioneve, transferimi automatik i tyre.

Ajo pasaporta do ti japë mundësinë shqiptarëve që në Itali, në Greqi e kudo të jenë, të zgjidhen në këshillat bashkiak. Nuk kanë nevojë të jenë as grekë as italianë as francez, si shqiptarë. Qytetarë që jetojnë atje, që kanë familjen atje, që punojnë atje, të zgjidhen në Parlamentin Europian pa pasur nevojë të kenë pasaportë italiane apo greke. Ajo pasaportë mund të përdoret për të gjitha përveçse për një gjë: Nëse duan të bëhen deputetë apo ministra në parlamentet e vendeve të tjera të BE-së, që duhet të jenë nënshtetas të vendeve të BE-së”, tha kryeministri Edi Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button