Policia ka arrestuar tre serbë dhe një 15-vjeçar çek për kërcënime të rrejshme me bomba

Tre persona janë arrestuar në Serbi në një operacion të gjerë të policisë dhe Prokurorisë për krime të teknologjisë së lartë për raportime të rreme për bomba, si dhe një person në Çeki i cili është vetëm 15 vjeç, raportoi korrespondenti i MIA-së nga Beogradi.

“Tre burra janë arrestuar në zonën e gjerë të komunës së Zrenjaninit: në Banatski Despotovac dhe Deronje. Të dyshuarit janë të moshës 27, 23 dhe 42 vjeç”, ka raportuar Blic.

Ata janë ndaluar në shtëpi derisa kanë qenë duke fjetur dhe janë duke u bërë kontrolle në disa lokacione.

Përveç pajisjeve informatike, tek të dyshuarit policia gjatë arrestimit ka gjetur edhe armë.

Ministria e Punëve të Brendshme serbe përmes një komunikate tha se bashkëpunon intensivisht me të gjitha institucionet përkatëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për identifikimin e adresave IP të dërguesve të paralajmërimeve dhe përdoruesve të tyre.

Kërcënimet me bomba në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Beograd janë bërë më të shpeshta muajin e fundit. Vetëm që nga fillimi i vitit shkollor janë marrë 80 kërcënime me bombë. Edhe kopshtet kanë marrë denoncime, të cilat rezultuan të rreme.

Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftoi se deri në fund të ditës së sotme pritet të kryhet një operacion i gjerë ndërkombëtar për arrestimin e personave të lidhur me raportimet e shpeshta për mjete shpërthyese në institucione të ndryshme arsimore në territorin e Serbisë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button