Gjermani / Qeveria e CDU-SPD heq orarin fiks ditor, vendos modelin fleksibël javor të punës

Marrëveshja e programit qeverisës në Gjermani, e arritur mes koalicionit të kristian-demokratëve (CDU) dhe social-demokratëve (SPD), parashikon një sërë reformash në Kodin e Punës të Republikës Federale.

Këto reforma kanë për qëllim zbutjen e pasojave të ngadalësimit ekonomik dhe përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës.

Një ndër risitë më të rëndësishme është e drejta e punëtorëve për të mos ndjekur një orar fiks ditor, por për të plotësuar orët javore të punës sipas nevojës apo preferencës personale.
Konkretisht, nëpunësit në profesione të caktuara, qoftë në sektorin privat apo atë shtetëror, mund të shpërndajnë 40 orët e punës javore në mënyrë fleksibël.

Për shembull, ata mund të punojnë 16 orë në një ditë dhe të marrin pushim ditën e premte, për sa kohë kushtetuta ja jep të drejtën për dy ditë në javë pushim.

Kjo reformë u jep punonjësve më shumë liri për të përcaktuar vetë orarin e punës, duke u përshtatur më mirë me jetën personale dhe duke rritur produktivitetin.

Një reformë e këtij tipi është aplikuar në vitin 2021 në Greqi, nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button