Kryediplomati turk: Po punohet për takimin mes presidentëve të Turqisë dhe SHBA-së

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se po punohet për një takim midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu.

“Puna është duke vazhduar për të përcaktuar nëse një takim i tillë do të zhvillohet në SHBA apo Turqi”, u tha Fidan gazetarëve në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF2025), që po mbahet në qytetin turk Antalya.

Fidan gjithashtu tha se presidenti Erdoğan synon të vizitojë Sirinë.

“Ne po punojmë për kushtet, datën dhe terrenin e duhur”, tha kryediplomati turk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button