Kina ia rrit tarifat SHBA-së për 125%

Autoritetet kineze kanë shpallur një tarifë të re prej 125 për qind ndaj importeve amerikane, raporton BBC.
Kjo është një rritje prej tarifës 84% që ishte lajmëruar të mërkurën. Është e barabartë me tarifën aktuale të SHBA-së për mallrat kineze.
Kjo është në përputhje me modelin që po shfaqet në këtë luftë tregtare, ku Kina ka vazhduar të përshtatet me rritjet e tarifave të vendosura nga SHBA-ja.
Kina njoftoi për tarifa prej 84% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja. Kjo rritje, nga 34% sa ishte paralajmëruar në fillim, erdhi si pasojë e hyrjes në fuqi të tarifës prej 104% të presidentit Trump të mërkurën. Tarifat më pas u rritën në 125%, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se tarifat ndaj Pekinit mund të arrijnë deri në 145% në disa produkte për shkak të një takse të mëhershme prej 20%.