Spasovski: Turqinë e kemi shtet vëlla, ndaj do ta ekstradojë Palevskin

Sistemi reagoi shumë shpejt dhe me efikasitet dhe arritëm deri në zbardhjen e rastit me vrasjen e Vanjës së vogël dhe Pançes dhe u zbuluan autorët e kësaj vrasjeje mizore. Të dyja rastet u trajtuan menjëherë pas raportimeve për zhdukjen e tyre. Në atë moment kanë filluar të gjitha procedurat dhe janë aktivizuar të gjitha mekanizmat dhe në bazë të një sërë masash kriminalistike që janë ndërmarrë janë zbuluar autorët, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“I gjithë ky proces duhet të përpunohet plotësisht, të përfundojë dhe të përcaktohet në të gjitha aspektet. Ka mundësi që të kemi një zgjerim të hetimeve për të arritur tek e vërteta përfundimtare lidhur me motivet dhe gjithçka është me interes për këtë çështje. Është e rëndësishme të përcaktohen të gjitha aspektet, të sigurohen të gjitha provat për të vërtetuar atë që kemi si dyshim”, tha Spasovski në një intervistë për TV Kanal 5.
Spasovski më tej shtoi se Turqinë e kemi shtet vëlla e cila ka mbështetur vendin tonë që në ditën e parë të pavarësisë dhe për këtë shkak beson se Palevski do të ekstradohet shumë shpejt në Maqedoninë e Veriut. /Alfax/

