Kush janë kolonët izraelitë?

– Kolonët janë shtetas izraelitë që jetojnë ilegalisht në tokat private palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Jerusalemin Lindor.

– Izraeli filloi ndërtimin e vendbanimeve pasi pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë Luftës Gjashtëditore të qershorit 1967.

– Sot, mbi 700,000 kolonë – rreth 10 përqind e popullsisë së Izraelit prej gati shtatë milionë banorësh – jetojnë në 150 vendbanime dhe 128 avanposte të shpërndara në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemin Lindor.

– Qeveria izraelite ka financuar dhe ndërtuar hapur vendbanimet, ndërsa autoritetet izraelite u japin kolonëve në Bregun Perëndimor të okupuar rreth 20 milionë shekelë (5.6 milionë dollarë) në vit për të monitoruar, raportuar dhe kufizuar ndërtimet palestineze në Zonën C – e cila administrohet ekskluzivisht nga Izraeli dhe përfshin mbi 60 përqind të Bregut Perëndimor.

– Kombet e Bashkuara i kanë dënuar vendbanimet përmes rezolutave dhe votimeve të shumta.

– Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbrojtje diplomatike për Izraelin për dekada, duke përdorur vazhdimisht të drejtën e vetos në OKB për ta mbrojtur atë nga ndëshkimi diplomatik. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button