Drejtoresha që lejoi paralelen shqipe sumohet nga prindërit maqedonas në Çashkë

Një grup prindërish të fëmijëve të shkollës “Todor Janev” në Çashkë, të cilët bojkotojnë mësimin për të tretën javë për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit për hapjen e paraleles shqipe, dje kanë sulmuar drejtoreshën, ndërsa policia është dashur të ndërhyjë dhe parandalojë një incident të madh në momentin kur ajo po vinte në oborrin e shkollës, transmeton portali Lideri.mk.
“Hajde hajde drejtoreshë si nuk të vjen turp plehrë”, “Goditeni, shtyjeni, kjo e bëri këtë”, “Ua tradhtare”, bërtisnin prindërit në Çashkë të cilët kanë krijuar mburojë njerëzore tani e tre javë para shkollës, për të penguar hapjen e paraleles shqipe.
Prindërit e nxënësve nuk lejojnë hapjen e një paralele në gjuhën shqipe, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe e pranuar nga drejtori, shkruan portali Lideri.mk.
Siç ka njoftuar ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në takimin e fundit me të, prindërit kanë kërkuar që ata nxënës të studiojnë në fshatin Slivnik, i cili ndodhet rreth 11 kilometra nga Çashka. Ministri nuk e pranoi këtë./Lideri
Video: https://fb.watch/oWydXWTsJ0/?mibextid=UVffzb



