Gazetarë midis 9 palestinezëve të vrarë në sulmin izraelit ndaj ekipit të ndihmës në Gaza

Të paktën nëntë palestineze, përfshirë gazetarë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit që shënjestroi një ekip të ndihmës në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nëntë persona u vranë dhe disa u plagosën, përfshirë disa në raste kritike që u sollën në Spitalin Indonezian në Gazën veriore pas agresionit të vazhdueshëm izraelit në enklavë.

Sipas burimeve, droni goditi një ekip ndihmash që shpërndanin tenda të përkohshme për banorët shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar nga Izraeli.

Qendra për Mbrojtjen e Gazetarëve Palestinez njoftoi se Izraeli vrau “tre gazetarë në një sulm ajror ndaj një ekipi mediatik që dokumentonte përpjekjet e ndihmës në Gazën veriore”.

“Gazetarët po dokumentonin përpjekjet e ndihmave humanitare për ata të prekur nga lufta gjenocidale e Izraelit”, shtohet në deklaratë.

Sulmi ajror është pjesë e një sërë shkeljesh izraelite të armëpushimit, të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, që hyri në fuqi më 19 janar.

Faza e parë, gjashtë-javore e marrëveshjes përfundoi në fillim të muajit mars, por Izraeli ka refuzuar të vazhdojë me fazën e dytë, e cila përfshin shkëmbime të mëtejshme pengjesh me Hamasin.

Të paktën 48.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake izraelite gjithashtu e ka lënë enklavën në gërmadha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button