Paraburgimi për Jahoskin, Mexhiti: Porosi e qartë për luftën e pakompromis të Qeverisë kundër korrupsionit

Zv/kryeministri Izet Mexhiti duke folur për arrestimin e Asmir Jahoskit e i cili fillimisht u la vetëm në arrest shtëpiak, tha se gjyqësori dhe prokuroria ende janë të kapura nga regjimi i kaluar, por megjithatë lufta kundër korrupsionet o ë jetë e pakompromis.
“Është fakt që ende gjyqësori dhe prokuroria nuk janë të çliruara, janë të kapura, dhe mundohen deri në fund që mos të zbatohet ligji, mos të zbatohen vendimet. Mirëpo dje, porosia është e qartë që askush nuk është mbi ligjin dhe sidomos që korrupsioni luftohet dhe shkalla e tolerancës është zero, dhe kjo vlen për secilin që e ka shkel ligjin në të kaluarën”, deklaroi Mexhiti.



