Gashi: Barazia gjinore nuk është vetëm kauzë e grave, por një betejë që na bashkon të gjithëve

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se seanca e sotme kuvendore i është kushtuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.
“Seanca e 39-të e Kuvendit iu kushtua 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, për të reflektuar mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave, për të nderuar kontributin e tyre të pashoq në shoqëri dhe për të riafirmuar se grate janë rrënja e forte e njerëzimit.
Gjatë seancës, theksuam angazhimin e Kuvendit për avancimin e të drejtave të grave dhe luftën kundër çdo forme diskriminimi dhe dhune.
Në fjalën time, theksova se barazia gjinore nuk është vetëm kauzë e grave, por një betejë që na bashkon të gjithëve, sepse barazia është peshore e suksesit të një shoqërie të zhvilluar. Duke uruar gratë dhe vajzat, bëra thirrje të vazhdojmë të luftojmë për një shoqëri me mundësi të barabarta, ku gratë vlerësohen për potencialin dhe arritjet e tyre, si protagoniste të familjes dhe bërthamë e celulës së shoqërisë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button