Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat e kompanive, energjia elektrike mund të shtrenjtohet për 27%

Kompanitë MEMO, MEPSO dhe Elektrodistribuimi kanë paraqitur kërkesa për çmimin e ri të energjisë elektrike pas vitit të ri. Siç informon kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, nëse pranohen kërkesat e të gjithëve, faturat e energjisë elektrike do të rriten për 27%. KRRE  është duke i analizuar kërkesat dhe presin që në fund të javës së ardhshme t’i vendosin çmimet për MEPSO-n për trasmetimin, për MEMO-n për organizimin e tregut dhe për Elektrodistribuimin për shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët. Elektranat e Maqedonisë së Veriut  kanë ofruar 57 euro në vend të 53 euro për megavat orë dhe në vend që të sigurojë 100% të totalit të konsumatorëve, do të sigurohet 95%, njoftoi Bislimovski.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Sipas ndryshimeve në Ligjin për Energjinë, furnizuesi universal do të bëjë llogaritjet dhe do t’i dorëzojë për kontroll tek komisioni rregullotar i energjetikës. Në atë kontroll ne kemi të drejtë të marrim një vendim të veçantë me vëzhgime të përcaktuara saktë. Do të jemi sa më transparent për çdo vendim që do të marrim”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button