Afrim Gashi: Interferencat midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të pasakta

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Context në ATV midis tjerash ka folur edhe rreth urimit zyrtar nga Maqedonia e Veriut për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë në rregull, e dokumentuar dhe se këto interferenca janë të panevojshme dhe të pasakta.
“ Sa i përket këtij komunikimit dhe urimit zyrtar, mendoj se u dëshmua me dokumentacione që u publikuan nga presidenca se gjithçka ka qenë në rregull, në kohë, në mënyrë protokollare. Mendoj se ndonjëherë subjektet të caktuara politike, jo politike mediatike, mundohen të bëjnë zhurmë të panevojshme. Mendoj se nuk është interes as i Maqedonisë së Veriut, as i Kosovës , as i shqiptarëve aq më pak që të ketë këso interferenca mes Maqedonisë dhe Kosovës. Prandaj, i trajtoj si tërësisht të panevojshme dhe të pasakta”, deklaroi Gashi.