Sekretari i Shtetit: SHBA-ja nuk mund të vazhdojë të subvencionojë Evropën Perëndimore “të pasur”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio ka kritikuar vendet e “pasura” të Evropës Perëndimore për investime të pamjaftueshme në sigurinë e tyre kombëtare, duke theksuar se SHBA-ja nuk mund të vazhdojë të subvencionojë mbrojtjen e tyre, transmeton Anadolu.

“Këto janë vende të pasura, veçanërisht në Evropën Perëndimore. Ata kanë shumë para, ata duhet të investojnë në sigurinë e tyre kombëtare dhe nuk po e bëjnë”, tha Rubio në një intervistë për “Fox News”.

Ai theksoi se disa aleatë të NATO-s shpenzojnë vetëm 1 deri në 1.5 për qind të prodhimit bruto të brendshëm, duke e quajtur këtë “të padrejtë” dhe “të paqëndrueshme” që SHBA-ja ta mbajë barrën.

“NATO nuk është në rrezik. E vetmja gjë që e vë NATO-n në rrezik është fakti se ne kemi aleatë të NATO-s që mezi kanë ushtri ose ushtritë e të cilëve nuk janë shumë të afta, sepse ata kanë kaluar 40 vjet duke mos shpenzuar asnjë para për të”, tha ai.

Sekretari amerikan theksoi se SHBA-ja nuk po kërkon nga aleatët të veprojnë në mënyrë të pavarur, por të kontribuojnë më shumë.

“Është kontinenti i tyre apo jo? Pse është e paarsyeshme që SHBA-ja të kërkojë nga vendet e pasura evropiane të investojnë më shumë para në sigurinë e tyre kombëtare?”, u shpreh Rubio.

SHBA-ja ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të sigurisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button