Lesteri shkarkon dy trajnerë, por ende beson te trajneri holandez

Lester Siti po rrezikon gjithnjë e më shumë rënien nga Premier Liga. “Dhelprat”, kanë vendosur të largojnë dy trajnerët Ben Dauson dhe Dani Alkok, mirëpo jo edhe trajnerin Ruud Van Nistellroj.
Të dy trajnerët iu bashkuan skuadrës në fillim të këtij sezoni, ku ishin pjesë e stafit të Stiv Kupert, si edhe të Van Nistellrojit deri tani.
Kujtojmë se ish-kampioni i Premier Ligës, gjendet në pozitën e 19-të në tabelë dhe ka gjithsej 17 pikë aq sa Ipsuiç Tauni, në pozitën e 18-të.



