Kryetari i Kuvendit, Gashi uron kreun e CDU-së, Merz për fitoren në zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar liderin e partisë CDU-së, Merz për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Urime të sinqerta për fitoren e CDU-së dhe liderit të saj, z. Merz, në zgjedhjet e Gjermanisë! Ky rezultat dinjitoz është një dëshmi e forcës progresive dhe frymës demokratike të qytetarëve gjermanë. Ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Gjermania mbetet një aleat dhe mbështetës i palëkundur i vendit tonë, prandaj presim me padurim të thellojmë bashkëpunimin për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta në forcimin e stabilitetit, zhvillimit dhe demokracisë”, ka shkruar Gashi.