Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, lider i Socialdemokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur “dështim”, raporton BBC.

Sonadazhet fillestare treguan se SPD doli e treta, me 16-16.5% të votave.

Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz u shpreh se është moment “në të cilin duhet të pranojmë që i humbëm zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e mëparshme, shtoi ai, partia pati një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq, dhe unë jam përgjegjës për këtë gjithashtu”.

Scholz uroi Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore të Kristian-Demokratëve.

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button