Toshkovski: Më së voni, gjatë muajit prill do ta vëmë në funksion “one stop shop” në “Bllacë”

Minsitri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se më së voni, në muajin prill, do të nisë të funksionojë “one stop shop” në pikën kufitare “Bllacë”. Toshkovski tha se qytetarët do të kontrollohen vetëm nga një polic në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nëse më pyesni mua, unë sot do ta…, por…shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion”, tha Toshkovski.