Super Mbappe eliminon i vetëm City-in me tripletë, Juvja shkon në shtesë me PSV

Real Madrid dhe Kylian Mbappe dhurojnë spektakël në sfidën e kthimit dhe eliminojnë Manchester City-in nga Championsi. Skuadra e Ancelottit ishte e pamëshirshme ndaj “qytetarëve” duke marrë një sukses 3-1 në Bernabeo.
Në minutën e 4-t, Mbappe merr një top të gjatë dhe me një parabël të bukur e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 33-të ylli francez bën gjithçka që do në zonën e skuadrës angleze dhe më pas shënon golin e dytë personal. Në pjesën e dytë Mbappe shënoi golin e tretë personal në këtë ndeshje, duke konfirmuar një formë fantastike.
PSV dhe Juventus do të luajnë kohë shtesë, pasi sfida e kthimit përfundoi 2-1, ashtu si dueli i parë në Torino.
PSG shkatërroi 7-0 Brest në ndeshjen e kthimit, duke i dërguar shifrat në 10-0 në të dyja ndeshjet pasi kishte fituar 3-0 në të parën.