Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit janë shënuar në Stracin, Koçan dhe Demir Kapi, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Bukovë, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Deri më 15.03.2025 do të zgjasë detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button