Bojkot të ri për blerje në markete, kompetentët paralajmërojnë masa sot ose të hënën

Për sot është paralajmëruar bojkot i ri në markete pas atij të javës së kaluar kur qarkullimi në zinxhirët e mëdhenj tregtar ishte ulur për afro 50 për qind. Përderisa qytetarët bëjnë thirrje në bojkot të ri për shkak të çmimeve të larta të produkteve themelore ushqimore, kompetentët paralajmërojnë masa të cilat duhet të dihen gjatë ditës së sotme ose të hënën.

Deri në fund të javës duhet të përfundojnë edhe kontrollet gjashtëmuajshe të Inspektoratit të Tregut me të cilat ishin përfshirë distributorët, furnizuesit, prodhuesit dhe tregtarët pas çka Inspektorati duhet të dalë në publik me të dhëna.

“Rrjedhin kontrollet e distributorëve, furnitorëve, prodhuesve dhe tregtarëve. Mbikëqyrje po bëhet ndaj tërë procesit, po kontrollohet edhe sa është marzhi i lënë nga tregtarët për periudhë prej gjashtë muajve, nëse atje është prekur dhe në bazë të atij raporti nga Inspektorati, si Qeveri do të ndërmarrim masa adekuate”, theksoi dje ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Sipas tij, është legjitime të ketë bojkot në markete sepse disa kompani realizojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. “Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t’ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t’i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t’i parandalojmë këto situata të pakëndshme”, tha Durmishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button