Formohet Komision i posaçëm i cili do të përcaktojë lëshimet në proceset gjyqësore kundër 20-vjeçarit Vasil Jovanov

Këshilli gjyqësor formoi Komision të posaçëm i cili do të përcaktojë lëshimet në proceset gjyqësore kundër 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili e përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tanja Çaçarova Ilievska. Ato do të shqyrtojnë dokumentet e lëndëve kundër Jovanovit në Gjykatën Penale të Shkupit, me qëllim të përcaktimit nëse gjyqtarja Daniela Aleksoska Stojanoska e ka liruar pa bazë nga paraburgimi dhe i ka caktuar masë korrektuese-edukative për veprën e tregtisë së ndaluar me drogë. Vasil Jovanov, më 30 janar, nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi, e përplasi për vdekje në semafor të kuq 22-vjeçaren Frosina Kulakova. Pas kësaj, u organizuan disa marshime protestuese në mbarë vendin, ku demonstruesit kërkonin drejtësi për Frosinën dhe zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button