VLEN: Rriten depozitat e qytetarëve si rezultat i stabilitetit financiar

Koalicioni VLEN informon me krenari se rritja e depozitave të qytetarëve është rezultat i stabilitet financiar në vend si dhe normave të volitshme të interesit.

Ne besojmë se ky rezultat është një tregues i qartë i sistemit financiar dhe besimit që qytetarët dhe kompanitë e kanë në sektorin bankar.

Rritja e depozitave pa diskutim se është ndikuar nga disa faktorë përfshirë mjedisin makroekonomik të qëndrueshëm, normat e favorshme të interesit dhe përmirësimi i edukimit financiar. Deri në dhjetor depozitat janë të siguruara në vlerë prej 71% ose 276 miliard denarë duke ofruar një nivel të lartë të mbrojtjes për kursimtarët dhe duke rritur besimin në sistemin bankar. Në praktikë kjo do të thotë se qytetarët kanë një mbrojtje në shumë totale prej 4 miliard e gjysmë euro të cilat sigurohen nga fondi i sigurimit të depozitave.

Gjithashtu theksojmë se në rast të falimentimit të ndonjë institucioni financiar Fondi mbulon depozitat e qytetarëve në vlerë deri në 30 mijë euro, jemi në përgatitje të ligjit të ri ku parashihet që ky prag të rritet në 50 mijë euro. Me VLEN qytetarët kursejnë më shumë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button