Protestohet sërish në Shkup për vdekjen e 22 vjeçares: “Kush e ka radhën?

Nga vendi i aksidentit ku humbi jetën 22-vjecarja Frosina Kulakova nga Negotina, nisi protesta e sotme në Shkup në organizim të nismës “Kush e ka radhën”. Kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, ku kanë dominura parullat “Siguria është e drejtë e jo privilegj”, “Për monstrën që të mos vuajë burg, Frosina është në varr”, “Dënim për prindërit”, “Gjykatës lironi drejtësinë”, “Rrugët nuk janë shtigje të Formulës 1” e të ngjashme.

Marshi protestues është mbështetur edhe nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme duke paralajmëruar se bashkë do të luftohet kundër korrupsionit dhe për një të ardhme të sigurtë për të gjthë.

Në krye të protestave ishin prindërit dhe motra e Frosinës, derisa të pranishmit mbanin fanella të zeza me mbishkrimin “Drejtësi për Frosinën”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button