Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria izraelite nuk do të dalë nga kampi i refugjatëve në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha se ushtria izraelite nuk do të dalë nga kampi i refugjatëve Jenin në të cilin kryen sulme intensive prej 9 ditësh, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “The Times of Israel”, ministri Katz ka shkuar në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe ka bërë deklaratë duke theksuar se pushtimi izraelit në kamp do të vazhdojë.

Ai ka thënë se forcat izraelite do të vazhdojnë praninë e tyre në kamp edhe pas përfundimit të sulmeve të ashpra që vazhdojnë prej 9 ditësh dhe se “kampi nuk do të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme”.

Katz pretendon se administrata palestineze ka kryer aktiviteteve kundër Izraelit ndërsa kërcënoi edhe administratën e Mahmoud Abbasit.

– Sulmet dhe rrethimi izraelit në Jenin

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Rripin e Gazës të dielën më 19 janar, ushtria izraelite nisi të martën e 21 janarit një sulm në qytetin Jenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilin e quajti “Muri i Hekurt”.

Në këto sulme deri më tani kanë humbur jetën 17 palestinezë ndërsa janë plagosur 50 të tjerë. Sulmet e ashpra që vazhdon në Jenin, Izraeli më 27 janar i zhvendosi në Tulkarm.

Në sulmet që kryen në veri të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite po shkakton dëme ndaj infrastrukturës së transportit, ujit, energjisë elektrike dhe të komunikimit si dhe po shkatërron shtëpitë në rajon.

Më tej thuhet se 60 shtëpi janë shembur në sulmet që Izraeli ka kryer që nga 21 janari e deri më tani ndaj kampit të refugjatëve Jenin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button