Tre persona nga Shkupi u kafshuan dje nga qentë endacakë

Tre persona nga Shkupi, në raste të ndara gjatë ditës së djeshme, janë kafshuar nga qentë endacakë, thuhet në buletinin e policisë.

Më 14.01.2025 në orën 16:00, në Stacionin Policor Gazi Baba, K.D. (51) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Finlandezë” në Shkup.

Më 14.01.2025, në orën 11:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, I.R. (42) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “1512” në Shkup.

Më 14.01.2025, në orën 14:50, në Stacionin Policor Aeroport, A.N. (27) nga fshati Dërvishçe, rreth Shkupit, ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në bulevardin “12 Brigada Maqedonase” në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button