Mexhiti: Kemi mbështetje edhe brenda Frontit Evropian, VLEN dërgoi një porosi të qartë për Stoilkoviqin

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, në konferencë për media u pyet për veprimin e ministrit të Marrdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq i cili Kosovën e ka quajtur si “Kosovë dhe Metohi” dhe se a do të ketë interpelancë kundër tij. Mexhiti, deklaroi se interpelancat u devalvuvan, për shkak se këto të fundit, as ata që i kanë iniciuar ishin më të dështuar në historinë e parlamentit të Maqedonisë.
“Të ngresh interpelancë dhe të votojnë tre vetë pro interpelancës, kjo tregon që ne kemi mbështetje edhe brenda Frontit Evropian dhe brenda BDI-së. Sa i përket Stoilkoviqit, ne e dhamë një porosi, momenti që u votu interpelanca për Stoilkoviqin deputetët e VLEN-it, nuk ishte asnjë prezent aty”, tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button