Ibrahimi: Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin amerikan
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shprehu ngushëllimet e tij për popullin amerikan, për fatkeqësinë me zjarret ne Los Anxhelos të SHBA-së.
Postimi i Ibrahimit në Facebook:
Me trishtim të thellë përcjellim lajmet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zjarrin që ka përfshirë shtetin e Kalifornisë, në qytetin e Los Anxhelosit.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin amerikan për jetët e humbura dhe qëndrojmë pranë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi.