Situata me zjarret, Gashi: Shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohemi me popullin e autoritetet e SHBA-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllimet e RMV-së për popullin dhe shtetin e SHBA-së.

Postimi i plotë i Gashit:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë për tragjedinë që ka përfshirë qytetin e Los Anxhelosit, SHBA, ku zjarret shkatërruese kanë marrë jetë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke detyruar evakuimin e qindra mijëra njerëzve.

Shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohemi me popullin e autoritetet e SHBA-së në këto momente të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button