Reshje të dendura bore në Prishtinë, kryeqyteti kosovar mbulohet në të bardhë

Prishtina është mbuluar nga ngjyra e bardhë pas reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë kryeqytetin e Kosovës dhe më gjerë, raporton Anadolu.

Moti sot në Prishtinë është karakterizuar me reshje të vazhdueshme të borës, duke e mbuluar qytetin me “mbulesë të bardhë”.

Shumë qytetarë, përfshirë fëmijë që loznin, kanë dalë jashtë për të shijuar borën në kryeqytetin kosovar.

Reshjet e dendura po ashtu kanë shkaktuar probleme në trafik, raportojnë mediat e vendit.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button