SHBA, rritet në 10 numri i viktimave nga zjarret në Los Angeles

Është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të zjarreve që vazhdojnë në qytetin Los Angeles të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Zjarret që vazhdojnë prej ditësh në qytetin Los Angeles dhe përreth tij në Kaliforni të SHBA-së, janë në vazhdim duke u përhapur në zona të reja.
Institucioni i mjekësisë ligjore i zonës së Los Angelesit njoftoi se 10 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve që vazhdojnë prej ditësh. Nga zjarret janë dëmtuar ose janë bërë plotësisht të papërdorshme më shumë se 10 mijë objekte.
Sipas të dhënave të Zyrës së Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, zjarri në zonën Eaton që është përhapur në një sipërfaqe përafërsisht prej 14 mijë dynymë nuk është mundur të vihet ende nën kontroll ndërsa është vënë nën kontroll 6 për qind e zjarrit që dogji rreth 20 mijë dynymë në zonën e Palisades.
Autoritetet policore të Los Angelesit kanë deklaruar se një person është arrestuar si i dyshuar për përpjekje për të shaktuar zjarr në zonën Woodland Hills të qytetit.
Sherifi i zonës së Los Angelesit, Robert Luna tha se sot në orën 18:00 dhe 06:00 me orën lokale do të zbatohet ndalesa e daljes në rrugë në Palisades de Eaton dhe në zona të caktuara.
Kryetari i Bashkisë së Pasadena-s, Victor Gordo ka bërë të ditur se aktualisht banorët që ndodhen nën urdhrin e evakuimit nuk duhet të kthehen në shtëpitë e tyre deri në njoftimin tjetër nga autoritetet.
Në zonën e Los Angelesit ka ende urdhra aktive evakuimi për rreth 180 mijë njerëz dhe paralajmërime evakuimi për 200 mijë të tjerë.



