Aplikacionet më të kërkuara në vitin 2024
YouTube është ende në krye të listës së aplikacioneve që përdoruesit kërkuan në motorin e kërkimit Google vitin e kaluar, sipas portalit “World Statistic”.
WhatsApp është në vendin e dytë, Facebook është në të tretin, teksa ChatGPT dhe Gmail mbyllin pesëshen e parë.
Top 10, sipas kërkimeve në Google, përfshin gjithashtu Netflixin, Canvan, Twitterin dhe Robloxin.
Është interesant fakti se në kërkimet më të shpeshta nuk është “X” (emri i ri i Twitterit).