Finalja e Superkupës kundër Milanit, probleme për një tjetër sulmues të Interit
Jo vetëm Marcus Thuram, probleme edhe për Joaquin Correan përpara finales së Superkupës që Interi do të luajë kundër Milanit.
Dy sulmuesit nuk morën pjesë në stërvitjen, e zhvilluar ditën e sotme.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, si francezi ashtu edhe argjentinasi kanë ndjerë lodhje, çka ka bërë që Inzaghi të vendosë që të mos i thirrë për të vijuar përgatitjet me skuadrën.
Të dy, megjithatë, do të jenë në stol nesër në finalen e Superkupës kundër Milanit.