SHBA, të paktën 10 të vdekur pasi një automjet përplas turmën në New Orleans

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar pasi një automjet përplasi turmat e Vitit të Ri në rrethin turistik të qytetit New Orleans në shtetin amerikan të Luizianës, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Dëshmitarët thanë për “CBS News” se një automjet përplasi turmat me shpejtësi të madhe përpara se shoferi të dilte dhe të hapte zjarr, duke bërë që policia të përgjigjej po ashtu me zjarr.

Incidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Canal dhe Bourbon, sipas “NOLA Ready”, fushata e gatishmërisë emergjente e qytetit.

Shërbimet e urgjencës kanë transportuar 30 të lënduar nga vendi i ngjarjes.

Zona, një destinacion popullor turistik, ka qenë e mbushur me njerëz gjatë festimeve të fillimit të Vitit të Ri kur ka ndodhur incidenti.

Departamenti i Policisë së New Orleansit konfirmoi se po hetojnë një incident me viktima të shumta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button