Drejtori i ISHP-së, Samir Iseni: Mirënjohje të thellë për shërbimet e kujdestarisë dhe ekipet e ndihmës emergjente

Drejtori i ISHP-së, Samir Iseni mbreëmë vizitoi 7 pikat e shërbimeve të kujdestarisë dhe ekipet e ndihmës emergjente për t’u shprehur mirënjohje për punën e tyre të palodhur.
“Edhe në natën e ndërrimit të viteve, nuk mund të mos isha pranë qytetarëve dhe ekipit tim të përkushtuar. Dje vizitova 7 pikat e shërbimeve të kujdestarisë dhe ekipet e ndihmës emergjente për t’u shprehur mirënjohjen time të thellë për punën e tyre të palodhur.
Punonjësit që sakrifikojnë kohën e tyre personale për shëndetin e qytetarëve tanë do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë frymëzim për të gjithë ne.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që na mbani të sigurt dhe të shëndetshëm, edhe kur të tjerët festojnë!”, njofton Iseni.